75 Mall Live Search
11:07 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / Blerim

Conte: Edhe Interi është si Liverpoli i Jurgen Kloppit


Trajneri i Interit, Antonio Conte ka vlerësuar lartë punën e Jurgen Klopp për katër vite me Liverpoolin.

Ai tha se Klopp nuk kishte fituar për katër vite, por që pas kësaj kohe ata fituan Prmierligën dhe Ligën e Kmapionëve, shkruan IndeksOnline


Në një intervistë për media, Conte tha se edhe Interi është në rrugë të Liverpoolit, por që duhet të punojnë në repartin e mbrojtjes.

“Dikush nga jashtë dëshiron t’i turbullojë ujërat, por ne jemi të qetë dhe të bindur që po ecim në rrugën e duhur. Donim të ndërtonim një skuadër që luan bukur dhe e kemi bërë tashmë, ndaj duhet të punojmë në aspektin e konkretizimit dhe arritjes së rezultateve.

“Nuk është e thjeshtë, pasi Liverpooli i Jurgen Klopp luajti bukur për 4 sezone, pa fituar asnjë titull, megjithatë ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe jemi të sigurt që rezultatet do të vijnë”, tha mes tjerash Conte.