18:50 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Conte flet pas fitores së bindshme kundër Stokes

Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp pas fitores kundër Stoke Cityt.

Blutë e Londrës fituan me rezultat të thellë 5 me 0 në “Stamford Bridge” përball Stokes, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje shumë e mirë e Chelseat, e vlerësuar edhe nga trajneri italian.

“Kemi pesë muaj shumë të vështirë. Ne duhet të luftojmë për ta zënë një vend në Ligën e Kampionëve. Manchester City ka krijuar një epërsi të madhe, vështirë se mund të rrëzikohet pozita për këtë vit. E rëndësishme për sot ishte fitorja”, ka thënë Conte.

Chelsea tani gjendet në pozitën e dytë me 45 pikë, me 13 pikë më pak se lideri City./IndeksOnline/

Temat: