Conte tregon pse e zëvëndësoi Rrahmanin: Luajti dy ndeshje me Kosovën dhe…
Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka qenë së fundi në konferencë shtypi.
Napoli i tij, do të zhvillojë ndeshjen ndaj Qarabagut në ndeshjen e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Më tutje italiani ka folur për situatën e Amir Rrahmanit, të cilin e zëvëndësoi në ndeshjen ndaj Atalantës.
“Sa i përket Hojlundit dhe Rrahmanit , ata ishin zëvendësime tekniko-taktike gjatë ndeshjes. Amiri vinte nga dy ndeshje intensive me ekipin kombëtar dhe kishte shpenzuar shumë energji në një pjesë të parë të shkëlqyer. E njëjta gjë vlen edhe për Rasmus , por të dy janë mirë”, shprehet Conte.
Napoli, pret Qarabagun në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/

