17:58 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Conte flet për transferimin e mundshëm të Vidal në Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur rreth transferimit të mundshëm të Arturo Vidal.

Mesfushori i Bayern Munchen është objektivi i trajnerit italian, kështu shkruanin mediat e huaja gjatë ditës së martë (dje).

Megjithatë Conte edhe pse nuk refuzon një kërkesë për ta parë Vidalin në “Stamford Bridge”, thotë se njëherë është herët për të vendosur.

“Unë duhet të jem i sinqertë. Nuk duhet të flasësh për lojtar të ekipit tjetër. Sidomos nëse ne jemi duke u lidhur me të. Por, Vidal është një futbollist i shkëlqyer, kam respekt të madh për të pasi kemi kaluar shumë vite në Juventus”, ka thënë Conte.

Kampioni në fuqi në Premierligë nuk e ka nisur mirë këtë sezon, por shpreson të bëjë diçka në Ligën e Kampionëve dhe transferimi i Vidalit do të ishte një arritje e madhe./IndeksOnline/

Temat: