75 Mall Live Search
21:17 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / L A

Conte i lumtur për rikthimin e Lukakut: Ky sezon po më bën trajner më të mirë

Antonio Conte u shpreh i kënaqur pas fitores dramatike të Napoli ndaj Veronas, ku heroi i mbrëmjes ishte Romelu Lukaku me golin vendimtar në fund të takimit.

Sulmuesi belg, që kishte munguar për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi serioz në tendinë, shënoi golin e tij të parë në Serie A pas nëntë muajsh, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme napolitanëve në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Ky është një sezon që do ta mbaj mend, sepse po më mëson shumë si trajner. Po më bën më të mirë,” deklaroi Conte, duke theksuar se situatat e vështira po e ndihmojnë të rritet profesionalisht dhe njerëzisht.

Ai shtoi se Lukaku ende nuk është në formën e tij më të mirë, por ky gol do t’i japë shumë vetëbesim.

Megjithatë, Conte paralajmëroi se Napoli ende rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane: “Është një luftë e fortë dhe ne realisht rrezikojmë të mbetemi jashtë Evropës. Duhet të bëjmë më shumë.”