Conte i pavendosur për të ardhmen e tij, pritet të largohet nga Tottenham

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte nuk do të marrë në konsideratë bisedimet për kontratë të re deri në fund të sezonit.
Kështu thotë gazetari italian Enrico Camelio, i cili gjithashtu këmbëngul se një rikthim në Juventus nuk është diskutuar.
Ai tha në kanalin Twitch të Calciomercatoit: “Conte nuk ka folur me Tottenhamin apo me Juventusin.
“Do të flasin kur të ndërpritet kampionati, kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë, por ka shanse të mira, oferta do të jetë shumë e lartë dhe nëse është ajo që kam perceptuar, do të jetë e vështirë të thotë jo”, tha ai.
Kontrata aktuale e Contes skadon në vitin 2023. /IndeksOnline/