75 Mall Live Search
19:53 / E Martë, 04 Qershor 2024 / Gj. Sh

Conte i vendos ”kusht” Lukakut nëse dëshiron të bëhet pjesë e Napolit

Romelu Lukaku, i cili sapo është rikthyer te Chelsea pas një viti në huazim te Roma është një nga emrat e destinuar për të ndezur sërish merkaton.

Napoli që tashmë vetëm pritet ta zyrtarizojë Antonio Conte-n në krye të pankinës, e konsideron sulmuesin belg si pasues Victor Osimhen, me nigerianin që është i destinuar të largohet këtë verë.

Lukaku dihet se është një nga emrat e preferuar të trajnerit Conte, i cili sipas raportimeve të medive italiane e ka kontaktuar sulmuesin për t’i komunikuar se dëshiron ta ketë në skuadër te Napoli.

Conte thuhet se ka telefonuar Lukaku-n dhe i ka thënë se “po e pret në Napoli, por me pesë kilogramë më pak”.