10:49 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Conte kërkon talentin që po çmend Evropën

Lautaro Martinez po diskutohet shumë për një kalim nga Inter te Barcelona dhe gjendur në këtë situatë, drejtuesit zikaltër po shqyrtojnë me kujdes zëvendësuesit e mundshëm.

Shumë emra kanë dalë në skenë dhe ideja më e fundit është Jonathan David. “Corriere dello Sport” shkruan se trajneri Conte e kërkon në “San Siro” talentin, për të cilin duhet thënë se ka konkurrencë të madhe.

telemedia.al

Kanadezi ka shkëlyqer këtë sezon me Gentin dhe kërkohet nga shumë klube si Manchester United, Dortmund, Lyon, Arsenal, si dhe Ajax. Tashmë, në garë është edhe Interi, që do të provojë të bindë talentin. Për shërbimet e David, Genti kërkon të paktën 25 milionë euro, edhe pse duhet thënë që kriza nga Coronavirusi mund ta ulë çmimin./IndeksOnline/