75 Mall Live Search
11:40 / E Premte, 12 Gusht 2022 / A. M.

Conte largon katër lojtarë nga skuadra

Antonio Conte u ka bërë me dije disa lojtarëve se nuk i dëshiron më shërbimet e tyre.

Tanguy Ndombele, Giovani Lo Celso, Sergio Reguilon dhe Harry Winks nuk janë më pjesë e planeve të Tottenhamit dhe Antonio Contes, transmeton IndeksOnline

Trajneri i ka përjashtuar nga stërvitja e ekipit të parë, duke i ftuar të stërviten vetëm.

Ndombele, Lo Celso, Reguilon dhe Winks tani e kanë derën e hapur për t’u larguar nga klubi, pavarësisht se kanë një kontratë me klubin./IndeksOnline/