Conte me tri mungesa kryesore kundër Bournemouthit
Skuadra e Chelseat do të përballet me tri mungesa kryesore kundër Bournemouthit.
Sipas trajnerit italian, Antonio Conte – Blutë e Londrës nuk do të llogarisin në Alvaro Morata, David Luiz dhe Willian, transmeton IndeksOnline.
Që të tre lojtarët janë të lënduar sipas trajnerit italian.
Të gatshëm për këtë ndeshje priten të jenë, Ces Fabregas dhe Thibaut Courtois.
Ndeshja e xhiros së 24 në Premierligë mes Chelseat dhe Bournemouthit do të zhvillohet nesër (e mërkurë), nga ora 20 e 45./IndeksOnline/