Conte nuk e pranon humbjen, shikoni se si arsyetohet

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet, Interit dhe Milanit, duel ky në kuadër të xhiros katër në Serie A.
Falë sulmuesit fantastik, Ibrahimovic, Milani e fitoi takimin e madh ndaj Interit me rezultat final në 1:2, shkruan IndeksOnline
Por, pas ndeshjes teknik i “Zikaltërve”, Conte nuk u pajtua me këtë humbje, madje tha se Milani kishin fat.
“Na vjen keq që e humbëm një ndeshje që e luajtëm shumë mirë. Ata ishin të mirë por edhe më fat”, tha Conte pas ndeshjes.
“Ne krijojmë shumë mundësi për të shënuar në çdo lojë. Duhet të jemi më vrastar para portës për t’i shfrytëzuar mundësitë. Nuk i fajësoj aspak djemtë. Ata luftuan deri në fund për ta barazuar rezultatin. Ne nuk ishim shumë me fat”, shtoi ai.