75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Conte nuk heq dorë nga Dzeko

Pas fjalëve të Conte në Kinë, tregu i transferimit të Interit është i destinuar të shpërthejë. Klubi ka kuptuar nevojat e menaxherit, i cili vazhdon të shtyjë për përforcime, veçanërisht në sulm, shkruan CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.

Prandaj, duke pasur parasysh shumë vështirësi në gjetjen e një marrëveshjeje me Manchester United për Romelu Lukaku, Nerazzurët janë të gatshëm të kthehen kah Edin Dzeko. Shtytja e Conte ishte vendimtare për rihapjen e dialogut mes palëve, pas goditjes së pësuar nga negociatat javët e fundit.

Marotta ka konfirmuar në orët e fundit se klubi po kërkon një sulmues me përvojë dhe një të ri. Opsioni i parë i përshtatet profilit të Dzeko, që Interi ka ndjekur që nga fillimi i tregut të transferimit

Kontaktet janë në vazhdim, edhe pse një marrëveshje ende mungon në shifra. Roma dhe Inter do të duhet ta kapërcejnë këtë pengesë, e cila do të diskutohet më tej pas rikthimit të Interit nga turneu i tyre parasezonal në Kinë./Indeksonline/