Conte nuk lëshon “pe”, mbetët trajner i Chelseas (Foto)
Shumë është folur se Antonio Conten do ta zëvendësoi Maurizio Sarri, por siç duket italiani nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.
Trajneri italian gjatë ditës së sotme ka mbajtur seancën e parë stërvitore me futbollistët e Chelseas, transmeton IndeksOnline.
Edhe pse spekulimet e shumta pas përfundimit të sezonit e largonin Conten nga “Stamford Bridge”, duket se ai nuk po lëshon “pe”.
Conte i cili në dy sezonet fitoi një herë Premierligën dhe një herë tjetër FA Kupën, ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2019.
Në seancën stërvitore të mbajtur sot të pranishëm ishin shumë yje, si; Fabregas, Alonso, Barkley, Bakayoko…/IndeksOnline/