75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

Conte po ikën, Interi në bisedime me trajnerin e Vedat Muriqit

Antonio Conte pritet që shumë shpejtë të largohet nga skuadra e Interit.

Kampioni aktual i Serie A ka filluar të hulumtoj për trajnerin e ri, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton gazetari italian, Tancredi Palmeri – Interi ka filluar bisedimet me trajnerin e SS Lazios, Simone Inzaghi.

Inzaghi ka një karrierë fantastike te Lazio. Këtë sezon ‘shqiponjat’ e mbyllen në pozitën e gjashtë me 68 pikë./IndeksOnline/