11:40 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Conte pranon zarfin me plumb brenda, policia fillon hetimet

Menaxheri i Interit Antonio Conte ka marrë mbrojtje nga policia pasi ka marrë kërcënime, sipas Corriere della Sera.

Raporti thoshte se ish-menaxheri i Chelsea mori një plumb së bashku me një letër kërcënuese në një pako, pas së cilës atij iu dha siguri shtesë.

Raporti theksoi më tej se një hetim policor tashmë është duke u zhvilluar për të kuptuar se kush qëndron pas këtij kërcënimi dhe personeli shtesë i sigurisë janë dërguar jashtë shtëpisë së Conte.

Besohet se kërcënime të tilla janë shumë të zakonshme në rrethin politik të Italisë, kjo është arsyeja pse policia beson se niveli aktual i kërcënimit është shumë i ulët.

Conte i është bashkuar Interit si trajner kryesor në verë për një kontratë tre vjeçare e cila do të skadojë në verën e vitit 2022./Indeksonline/