75 Mall Live Search
14:01 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Conte shpjegon situatën me Eriksenin

Conte vendosi të flas për mos inkuadrimin e Christian Eriksen, tekniku italian thotë se duhet të shikohet e mira e përgjithshme e skuadrës dhe jo e një futbollisti.

“Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Interit jo për të mirën e një lojtari të vetëm”.

Ish ylli i Tottenham u bashkua me Interin një vit më parë, por sipas raporteve në Itali ai mund të largohet nga Milano për shkak të mungesës së minutave, shkruan IndeksOnline

“Lojtarët duhet të jenë funksionalë për një ide dhe një projekt në mënyrë që të jenë konkurrues në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar,” shtoi Conte.

“Futbollisti modern duhet të jetë i shpejtë, i fortë, rezistent. Unë e marr teknikën si të mirëqenë nëse bashkohesh në një klub si Interi”, tha ai.