Conte s’u kthye fare në Angli pas ndeshjes me Milanin, kjo është arsyeja

Antonio Conte nuk u kthye në Angli pas ndeshjes së së martës kundër Milanit në San Siro.
Trajneri i Totthenam qëndroi në Itali pas humbjes për një arsye që lidhet me operacionin e fundit shëndetësor.
Ditën e djeshme, Conte iu nënshtrua një vizite kontrolli në Itali dhe vendosi të qëndroj në Itali për rikuperim.
“Shëndeti është aspekti më i rëndësishëm dhe të gjithë në klub i urojnë atij shëndet të mirë” thuhet në njoftimin e Tottenham.
Në këtë periudhë skuadrën angleze do ta drejtojë Cristian Stellini./Indeksonline/