75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / G T

Conte tregon se ishte afër Van Dijkut te Chelsea: Do të dominonim Anglinë

Trajneri italian, Anotnio Conte është i papunë dhe tashmë ka kohë të tregoj aventurat në skuadrat e tij të mëparshme.

Conte për Tele Football tregoi se ishte afër të nënshkruante me Van Dijk sa ishte te Chelsea, shkruan Indeksonline

Përvec mbrojtësit të Kombëtares së Holandës, Conte tha se ishte në bisedime edhe me sulmuesin Romelu Lukaku.

“Në sezonin tim të parë me Chelsean, ne folëm me Romelu Lukakun dhe me Virgil Van Dijk”.

“Mendoj se këta dy lojtarë të rëndësishëm do ta ndryshonin situatën.

 “Qysh në sezonin e parë ne do të dominonim Anglinë”, u shpreh trajneri italian

Kujtojmë që Conte fitoi titullin e Premier League me Chelsean, por më pas u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta në sezonin e tij të dytë./Indeksonline/