75 Mall Live Search
13:16 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Conte zbulon “fajtorin”: Largimi i tij ishte një humbje e madhe!

Antonio Conte, trajneri italian ka zbuluar në njëfarë mënyrë “fajtorin” për këtë sezon tejet të dështuar.

Chelsea e nisi mirë kampionatin, por me shumë gjasa në fund nuk do të zë vend as për Champions League, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë për “The Guardian”, trajneri italian thotë se largimi i Emenalos, ishte faktori kyç për këtë sezon të dështuar.

“Ishte humbje e madhe për ne. Ai më ndihmoi shumë”, ka thënë Conte.

Emenalo ishte një prej më të besuarit te Roman Abramovichit, por ai u largua nga Chelsea në fund të nëntorit. Pavarësisht se pronari rus tentoi ta bindte atë për të qëndruar, Emenalo u largua dhe pas pak ditëve nënshkroi marrëveshje me gjigantin francez, Monaco.

Edhe pse u mendua se Conte kishte mosmarrëveshje me Emenalon, tani është zbuluar se ishte e kundërta e asaj çfarë u shkrua në mediat britanike.

“Humbja e Michael Emenalos ishte e madhe për ne. Unë mendoj kështu. Ai bëri një punë të shkëlqyer në klub për shumë vite. Sezonin e kaluar ai më ndihmoi shumë. Edhe këtë sezon derisa u largua më ndihmoi shumë. Më kujtohet shumë mirë, pas ndeshjes me Manchester Unitedin ai u largua dhe për mua ishte humbje e madhe”, shtoi trajneri italian.

Chelsea bëri tri transferime gjatë mini-afatit të janarit me vlerë deri në 50 milionë funta, por ende nuk ka gjetur zëvendësim të Emenalos. Edhe pse rolin për t’i rregulluar këto punë për momentin e ka Marina Granovskaia.

Chelsea duhet të fitojë në “Tyneside” dhe të shpresoj që Liverpool të humbë ndaj Brightonit, në mënyrë që ata të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht këtyre, Antonio Conte pritet që të largohet nga “Stamford” menjëherë pas finales së Fa Cup, kundër Manchester Unitedit./IndeksOnline/