75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

Conte zbulon se çfarë i tha Rrahmanit në zhveshtore: Shkova e pyeta nëse do që të luajë…

Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Kampionët e Italisë, do të presin në “Diego Armando Maradona”, Eintracht Frankfurtin, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Conte, u pyet edhe për rikthimin e disa lojtarëve, përfshirë edhe kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Madje italiani, zbuloi se çka i tha mbrojtësit kosovar.

“Rrahmani gjithashtu erdhi në stol kundër Lecces, shkova tek ai për ta pyetur nëse donte të luante pjesën e fundit të ndeshjes, ne preferuam ta shmangnim”, deklaroi Conte.

Ndeshja Napoli-Eintracht Frankfurt, do të zhvillohet nesër në orën 18:45./IndeksOnline/