75 Mall Live Search
23:13 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Copenhagen e bën hor Manchester Unitedit, fiton me përmbysje

Copenhagen ishte mrekullia e mbrëmjes së sotme në Champions Leageu.

Skuadra daneze ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.

United e nisi fuqishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të dyfishtë.

Rasmus Hojlund shënoi në minutat 3 dhe 28-të, për ti dhënë epërsinë prej dy golave Manchesterit.

”Djajtë e kuq” mbetën me një lojtar më pak, pasi Rashford u ndeshkua direkt me karton të kuq në minutën e 42-t

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi për mrekulli skuadra e Copenhagenit, e cila arriti ta barazonte rezultatin qyshnë pjesën e parë.

Elyounoussi ngushtoi rezultatin në minutën e 45-të, ndërsa Goncalves barazoi shifrat në 2-2, duke u treguar i sakt nga penalltia në 45+9.

United riktheu përsëri epërsinë me golin e Bruno Fernandezit, i cili ashtu si bashkëvendasi i tij, shënoi nga penalltia në minutën e 69-të.

Copenhagen nuk u dorëzua dhe në fund të ndeshjes përmbysur rezultatin, duke shënuar dy gola brenda katër minutave.

Ishte minuta e 83-të kur Lerager barazoi shifrat në 3-3, ndërsa katër minuta më vonë, Bardghji shënoi golin e fitores.

Kjo fitore e ngrit Copenhagenin në vendin e dytë në tabelën e Grupit A, me 4 pikë, ndërsa Manchester United është e fundit në grup, me vetëm 3 pikë në katër ndeshje,/IndeksOnline/