75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L A

Copenhageni respekton ligjet e Kosovës, do të paraqitet pa sponsorë në fanellë ndaj Dritës

Sonte do të zhvillohet ndeshja kthyese e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve midis Dritës dhe Copenhagenit.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-0 në favor të danezëve, ndërsa sonte kampioni i Kosovës, do të tentojë të bëjë “remontadan” në Prishtinë dhe të sigurojë kualifikimin.

Pak orë para fillimit të ndeshjes Copenhageni, ka vendosur që ndeshjen ndaj Dritës të luajë pa sponsor  në fanellë.

Kjo pasi që përmban kompaninë e basteve “UNIBET”, në fanellë dhe se bastet në Kosovë janë të ndaluara me ligj.

Kujtojmë se ndeshja Drita-Copenhagen, do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”, në orën 20:00./IndeksOnline/