13:44 / E Hënë, 06 Prill 2020

Coronavirus/ Komuna e Prishtinës vendos masa të reja për të gjitha dyqanet ushqimore

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës ka marrë disa masa të reja për të gjitha  dyqanet ushqimore që operojnë brenda saj.

Në lidhje me këto masa, bëhet e ditur se obligohen që të gjitha këto dyqane ushqimore të dezinfektojnë në baza të rregullta, gjatë ditës karroca dhe shportat për blerjen e produkteve ushqimore. Mirëpo kjo nuk mjafton, pasi që cdo gjë që kryejnë këto dyqane duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit.

Masë tjetër për të cilën ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, është edhe caktimi i një personi përgjegjës, i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

Në të kundërtën të gjitha ata që nuk përfillin këto masa do të gjobiten.

Statusi i plotë i Ahmetit: