Koronavirusi, me shpejtësi të madhe “pushton” Serbinë

Rritje e konsiderueshme e të infektuarve me koronavirusin, në Serbi.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka bërë të ditur se është shënuar rritje në numrin e të të infektuarve me koronavirusin.
Aktualisht në Serbi me koronavirusin janë infektuar 31 persona, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm në institutin “Torlak” janë testuar gjithsej 214 persona që janë konsideruar të dyshimtë me simptomat e koronavirusit.
Nga raportimi i fundit deri sot në orën 8 të mëngjesit janë testuar 29 persona prej të cilëve 7 kanë dalë pozitivë dhe 22 negativë.