Correa më dëshpërim e pret lejen e Atleticos për t’iu bashkuar Milanit
Angel Correa e dëshiron Milanin dhe Milani e dëshiron Angel Correan, por të dya palët kanë punë me Atletico Madridin.
‘Rosonerët’ shpresojnë që madrilenët do ta pranojnë ofertën e fundit prej 35 milionë euro plus 5 milionë bonuse, të cilat do t’i paguhen për 2 vite.
Problemi është se disa klube janë të interesuara për shërbimet e argjentinasit dhe Atletico po pret se cila do të ofroj më tepër.
Sipas mediumeve spanjolle edhe Valencia ka hyrë seriozisht në garë dhe pritet të ofroj 50 milionë euro. /Indeksonline/