75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Correa shkëlqen në debutim, i jep fitoren Interit

Inter ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim tek Verona, me rezultat 1-3.

Argjentinasi Joaquin Correa debutoi dhe shënoi dy gola për t’i dhënë fitoren kampionit në fuqi.

Inter e gjeti vetën në disavantazh pas pjesës së parë, me golin e Ilic, por me fillimin e pjesës së dytë Lautaro Martinez barazoi shifrat, për të shënuar më pas Correa dy herë për rezultatin final të ndeshjës.