75 Mall Live Search
15:39 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / A. A

Corriere dello Sport: Fenerbahçe nis misionin për ta rikthyer Muriqin

Vedat Muriqi u transferua te Lazio vitin e kaluar nga Fenerbahçe për 18 milionë euro, plus 2 milionë bonus.

Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha nga ekipi italian dhe trajneri Simone Inzaghi, në sezonin e parë sulmuesi kosovar nuk ka pasur shumë sukses.

Në 18 ndeshje të zhvilluara në Serien A, ka shënuar vetëm 1 gol.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” të mërkurën raporton se Lazio ka hapur negociatat me Fenerbahçen për të rikthyer Muriqin në Turqi.

Problemi kryesor qëndron te kontrata afatgjatë që ka 26-vjeçari me Lazion. Ajo është valide deri në qershor të vitit 2025.

/Indeksonline/