75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

Corriere dello Sport: Muriqi kushtoi 20 milionë euro dhe ka 0 gola, 0 asiste

Gazeta më e madhe sportive në Romë, Corriere dello Sport të premtën i ka kushtuar një shkrim të veçantë formës së dobët të Vedat Muriqit me Lazion.

“Muriqi mund të japësh më shumë” është titulluar artikulli i mediumit italian, ku autori ka shkruar me çasje kritike ndaj sulmuesit kosovar.

Muriqi u transferua për 20 milionë euro me bonuse nga Fenerbahçe, por në 11 ndeshje të zhvilluara nuk ka shënuar asnjë gol dhe asnjë asist.

Tifozët e Lazios kanë shpërthyer me kritika sidomos pas ndeshjes kundër Milanit ku Muriqi nuk pati paraqitje të mirë.

/Indeksonline/