75 Mall Live Search
23:56 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Costa e ka të ndaluar të transferohet në këto dy ekip, dënohet me 25 milionë euro

Futbollisti spanjoll, Diego Costa nga muaji janar do të jetë lojtar i lirë, pasi do ta prishë kontratën me Atletico Madridin.

Në vitin 2021, Costa do ta veshë fanellën e ndonjë skuadre tjetër, transmeton Indeksonline.

Por, ai e ka të ndaluar të transferohet tek rivalët e Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid.

Kjo pasi në kontratën që ka nënshkruar vite më parë, Costa do të gjobitej nëse transferohet tek njëra nga këto dy skuadra.

Nëse Costa dëshiron të transferohet tek njëra nga këto dy skuadra, do të gjobitet 25 milionë euro./Indeksonline/