75 Mall Live Search
13:19 / E Martë, 02 Korrik 2024 / L K

Costa, heroi i Portugalisë/ Më mirë se Toldo, por rekordi mbahet nga një rumun

Portugalia kaloi në çerekfinale teksa eliminoi nga pika e bardhë e penalltive, Slloveninë. Padyshim, heroi i luzitanëve ishte portieri, Diogo Costa. Ky i fundit i priti të tre penalltitë e goditura nga sllovenët duke i dhuruar kualifikimin të tijve. Gardiani që aktivizohet me Porton, është shndërruar në të vetmin portier në historinë e Europianëve që ka mundur të presë tre penallti radhazi.

Costa, kaloi italianin Francesco Toldo që në Europianin e vitit 2000, priti po tre penallti ndaj Holandës në gjysmëfinale, por me diferencën se njërën prej tyre e priti në kohë të rregullt dhe dy të tjera në serinë e penalltive.

Sakaq, Costa nuk e pati shansin për të thyer rekordin e portierin rumun, Helmut Duckadam që në finalen e Kupës së Kampionëve të vitit 1986 me Steauan e Bukureshtit, priti katër goditje radhazi të lojtarëve të Barcelonës.