75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Costa “shpëtimtar”, Portugalia mposht Slloveninë pas ekzekutimit të penalltive dhe kalon në çerekfinale

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Kombëtarja portugeze kaloi tutje pas ekzekutimit të penalltive, ku fitoi me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Shpëtimtar ishte portieri Diogo Costa, i cili priti tre penallti.

Koha e rregullt dhe vazhdimet nga dy herë nga 15 minuta, përfunduan me barazim 0-0.

Në fakt portugalia kishte mundësinë më të mirë në extra-time, por Ronaldo gaboi të shënonte nga penalltia, në minutën e 105-të.

Gjuajtja e tij u prit nga portieri slloven, Jan Oblak.

Në çerekfinale, Portugalia do të përballet me Francën./IndeksOnline/