Costa: Sovraniteti i Danimarkës është çështje thelbësore për BE-në

Sovraniteti i Danimarkës është një “çështje thelbësore” për BE-në, tha presidenti i Këshillit Evropian në një intervistë të mërkurën, ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump, vazhdon të shprehë interesin për të kërkuar Grenlandën për Shtetet e Bashkuara.
Ishulli arktik është një territor gjysëmautonom danez.
“Territorialiteti i Danimarkës, sovraniteti i Danimarkës, stabiliteti i kufijve të saj është padyshim një çështje thelbësore”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Komentet i bëjnë jehonë atyre të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se blloku “nuk po negocionte” për Grenlandën.