75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / L A

Courtois dhe Valverde mungojnë ndaj Real Sociedadit

Lajm i keq për Real Madridin një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Sipas “Relevo”, Thibaut Courtois dhe Federico Valverde nuk priten që të udhëtojnë me skuadrën drejt San Sebastianit për këtë ndeshje.

Arsyeja vjen pasi që Ancelotti mendon t’i pushojë lojtarët pas minutave të shumta, ku pikërisht Valverde kishte injektuar edhe veten për të luajtur në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se ndeshja gjysmëfinale midis Real Sociedadit dhe Real Madridit, pritet të zhvillohet nesër në “Reale Arena”, në orën 21:30./IndeksOnline/