75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Courtois: E duam këtë titull, jam në klubin më të mirë në botë

Thibaut Courtois shpreson që ta fitojë titullin e tij të parë që prej kalimit në Real Madrid gjatë verës së kaluar.

Portieri belg arriti në klubin madrilen vetëm disa ditë para Super Kupës Evropiane në Tallin, dhe nuk mundi të paraqitej.

Katër muaj pas kalimit të tij në Real Madrid, Courtois shpreson ta fitojë titullin e parë – atë të Kupës së Botës për klube me bashkëlojtarët e tij të ri, transmeton IndeksOnline.

”Ju ëndërroni për këto momente disa herë. Mund të jetë titulli im i parë me klubin më të mirë në botë”.

”Ta fitojmë këtë do të na ndihmojë ne në vazhdim të këtij sezoni”.

”Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, e cila është shumë e suksesshme”, tha Courtois për faqen zyrtare të klubit.

Klubi japonez, Kashima Antlers është kundërshtari i parë i Courtois dhe Real Madridit, ndeshje e cila do të zhvillohet sot./IndeksOnline/