Courtois: Faktet flasin qartë, e kemi merituar titullin – katalunasit të heshtin

Portieri belg, Thibaut Courtois, pasi u shpall mbrëmë kampion me Real Madridin kritikoi ashpër katalunasit.
Ai tha se ata duhet të heshtin pasi Real Madridi e ka merituar titullin, transmeton Indeksonline.
“Kthimi nga “burgosja”, pas dy muajsh radhazi pushim, ishte me të papritura për këdo. Ne rifilluam dhe fituam dhjetë ndeshje radhazi. Unë i besoja ekipit tim se mund ta fitonim titullin, me gjithë zërat që vinin nga Katalonia”.
“Faktet flasin qartë. E kemi merituar këtë titull. Ndaj ata duhet të heshtin. Kur thashë se kampionati duhej luajtur deri në fund kisha besim të plotë në ekipin tim. Sa i takon fitores së sotme, me rezultatin 2-0 ishim mirë. Më pas shfaqëm paksa mungesë përqendrimi. Kundërshtari ushtroi presion deri në minutën e fundit, pati edhe një aksion të rrezikshëm me pritje të dyfishtë nga unë”, u shpreh ai./Indeksonline/