75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / Gj. Sh

Courtois fiton çmimin e portierit më të mirë

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka fituar çmimin e portierit më të mirë për vitin 2022.

Ai la prapa portierin e Liverpulit Alisson, i cili zuri vendin e dytë, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e tretë u rendit Ederson i Manchester Cityt.

Portieri i Chelseas, Mendy zë vendin e katërt ndërsa Maignan i Milanit kompleton pesëshen./IndeksOnline/