Courtois investon në ish-klubin e tij në Belgjikë
Thibaut Courtois po mendon për të ardhmen e tij jashtë futbollit.
Portieri i Realit, vendosi të bëhet pronar i klubit francez Le Mans, e cila së fundmi ka bërë rikthimin e saj në Ligue 1.
Ndërsa tani Courtois, ka shtuar një tjetër klub në listë dhe kjo ka një rëndësi të veçantë për të, pasi që ka investuar te ish-klubi i tij, Genk.
“Ndjej zjarr dhe ambicie. Ky investim më bën të ndihem vërtet sikur po kthehem në shtëpi”, ishin fjalët e Courtois.
Genk, është një klub i madh në Belgjikë teksa nga aty kanë dalur talente të mëdha si Kevin De Bruyne, Thibaut Courtois, Leandro Trossard, Divock Origi si dhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova./IndeksOnline/

