Courtois: Ishte Vinicius ai që na tha të vazhdojmë ndeshjen ndaj Benficas
Portieri belg, Thibaut Courtois ka qenë së fundi në konferencë për shtyp.
Reali i tij, do ta ketë ndeshjen e kthimit ndaj Benficas në “Bernabeu”, e cila ka marrë vëmendje të madhe.
E gjithë kjo nisi pas golit të shënuar nga Vinicius Jr, ku festoi dhe më pas mori fishkëllima të mëdha nga tifozët si dhe mori karton të verdhë.
Më tutje u bë fjalë për një ofendim të aluduar në baza racore nga lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni drejtuar brazilianit.
Courtois, më pas tregoi se ishte Vinicius ai që ju tha që të vazhdojnë të luajnë, pasi që u fol edhe për një bojkot.
“Ishte Vinicius ai që vendosi që ne duhet të vazhdonim të luanim ndeshjen kundër Benfica-s. Nëse ai do të vendoste të largohej, ne të gjithë do të largoheshim”, deklaroi Courtois./IndeksOnline/

