Courtois jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Granadës
Kohëve të fundit portieri i Real Madridit, Courtois ka qenë në qendër të vëmendjes pasi që është raportuar se mund të largohet nga kjo skuadër për shkak të formës së tij jo të mirë.
Po ashtu ka pasur pretendime se 27 vjeçari ishte diagnotstifikuar me çrregullim ankthi, mirëpo Reali u përgjigj duke sqaruar se nuk kishte asgjë shqetësuese vetëm dhimbje të stomakut.
Real tha: “Ne mund ta sqarojmë se lojtari ynë në asnjë moment nuk është diagnostikuar me një çrregullim të supozuar të ankthit dhe për këtë arsye ai informacion është absolutisht i rremë”.
Mirëpo edhe përkundër kësaj Courtois e ka të vështirë të fitojë mbështetjen e tifozëve kurse tani edhe ka mbetur jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Granadës./Indeksonline/.