Courtois mungon ndaj Olympiacosit, kjo është arsyeja
Portieri belg, Thibaut Courtois nuk do të luajë ndaj Olympiacosit.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të tij, pasi që belgu do të mungojë shkaku i një infektimi nga gastroenteriti.
Klubi e konfirmoi këtë në faqen e tyre zyrtare, ku konstatoi se Courtois nuk do të udhëtojë me skuadrën në Athinë dhe se situata e tij do të monitorohet nga mjekët e klubit.
Ndeshja Olympiacos-Real Madridit, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Karaiskakis” në Pireu, nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

