20:25 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Courtois ”ngacmon” Chelsea: Standardi në Real Madrid është në një nivel më lart

Thibaut Courtois ka ”ngacmuar” ish-skuadrën e tij, Chelsean duke deklaruar se standardi në Real Madrid është më i lartë se sa në ”Stamford Bridge”.

Portieri belg u transferua në Real Madrid nga klubi londinez këtë verë dhe Courtois thotë se edhe Bernabeu është në një nivel më lart se sa ”Stamford Bridge”.

Duke folur për gazetën belge, Het Nieuwsblad, Courtois tha:

”Në stërvitje, mund ta shoh se niveli është më i lartë. Jam duke pasur një përvojë më të re dhe jam duke e parë se Ramos është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë”.

”Niveli te Real Madridi është më i lartë se te Chelsea. Bernabeu është dy herë më i madh se ‘Stamford Bridge”.

”Është ndjenjë më ndryshe këtu. Pas stadiumit te Chelsea ju mund të shihni vetëm qiellin ose ndonjë hotel”.

”Ndërsa, te Real Madridi ju mund të shihni një mur me njerëz”, u shpreh Courtois./IndeksOnline/

MADRID, SPAIN - AUGUST 09: President Florntino Perez of Real Madrid and Thibaut Courtois of Real Madrid pose during the presentation at Estadio Santiago Bernabeu on August 9, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by TF-Images/Getty Images)