Courtois: Nuk e prisja që Viniciusi të ishte aq i shkëlqyer

Portieri belg, Thibaut Courtois, ka qenë së fundi në një intervistë me legjendën angleze, Rio Ferdinand.
Belgu, ka folur për shumë tema të ndryshme rreth karrierës së tij si dhe për ecurinë e bashkëlojtarit të tij, Vinicius Jr-i.
Madje Courtois tregoi se ishte Hazard, që i thoshte se Viniciusi do të bëhej një lojtar i mirë.
🗣️ Thibaut Courtois “I thought Vini Jr was going to be good, but I didn’t expect him to be that great.
— Rio Ferdinand Presents (@FIVEUK) February 18, 2025
The only guy who said to me “you’ll see in a few years” was Eden. Eden told me straight away, he said “this guy will be good” pic.twitter.com/WfizZMgCxl
“Mendova se Vini Jr-i do të ishte i mirë, por nuk e prisja që ai të ishte aq i shkëlqyer. I vetmi djalë që më tha “do ta shohësh pas disa vjetësh” ishte Eden. Eden më tha menjëherë, ai tha “ky djalë do të jetë i mirë”, u shpreh Courtois.
Courtois, iu bashkua Real Madridit në vitin 2018 nga Chelsea, ku u shndërrua në një nga portierët më të mirë në botë.
Ai ka arritur të bëjë 267 paraqitje për Realin, duke arritur të fitonte tituj të rëndësishëm në futboll./IndeksOnline/