75 Mall Live Search
18:49 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Courtois pas humbjes nga Barcelona, Rezultatet para-sezonale nuk llogariten

Barcelona ka fituar ndeshjen miqësore të El Clasico me rezultat 1-0.

Ndeshja u zhvilluar në Las Vegas të SHBA-ve, dhe golin e fitorës për blaugranët e ka shënuar transferi i ri Raphinha, shkruan Indeksonline.

Por këtë humje nuk po e llogarit portieri i Los Blancos Thibaut Courtois.

Ai pas ndeshjes deklaroi se në parasezon, rezultati nuk ka rëndësi.

“Natyrisht që nuk mund të nxirrni shumë përfundime,” tha Courtois.

“Disa janë duke u stërvitur për dy javë dhe të tjerët vetëm një javë.

“Më e rëndësishme është të futemi në një ritëm, të fillojmë me një intensitet të mirë, që në vitet e tjera nuk e kemi pasur.

“Për ndeshjen e parë ishte mirë. E vetmja gjë është se ne nuk patëm gol dhe ata shënuan një gol të mrekullueshëm.

“Ne goditëm traversën dhe ata patën një që shkoi në këndin e sipërm.

“Në parasezon, rezultati nuk ka rëndësi.

“Më kujtohet kur humbëm 7-3 kundër Atletico Madridit dhe më pas i mundëm dy herë dhe fituam ligën atë sezon.

“Rezultatet tani nuk thonë shumë. Natyrisht, ne do të preferonim të fitonim, veçanërisht para tifozëve në Shtetet e Bashkuara, por është ndeshja e parë dhe ne duhej të futeshim në një ritëm.

“Nuk na pëlqen humbja, por nuk duhet ta marrim atë në mënyrë dramatike”./Indeksonline/