75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Courtois për kundërshtarin e ardhshëm në UCL: Të gjithë e dimë se do të jetë Manchester City

Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Benfica, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtari e ardhshëm të klubit “mbretëtor” pritet të jetë një prej skuadrave, si: Paris Saint-Germain dhe Sporting Lisbona, shkruan Indeksonline

Poriteri belg, Thibaut Courtois është i bindur se në shortin e së premtes do të jetë Manchester City.

“Të gjithë e dimë seë do të jetë Manchester City të premten në short. Të gjithë e dijmë këtë”, u shpreh Courtois

Portieri i Real Madridit këtë deklaratë e tha në formë shakaje, sepse kohët e fundit një ballafaqim mes klubit anglez dhe atij spanjoll ka qenë i pashmangshëm në Champions./Indeksonline/