Courtois rikthehet në stërvitje, pritet të luajë ndaj Leganesit

Një lajm i mirë për Real Madridin pas lëndimeve të fundit.
Portieri belg, Thibaut Courtois është rikthyer në Valdebebas ku po stërvitet me skuadrën e tij pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Te kampi i Realit, janë të bindur se belgu do të rikthehet në kohë për ndeshjen ndaj Leganesit dhe me shumë mundësi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
❗️Just In: Thibaut Courtois is back in training. pic.twitter.com/z6LloG35oZ
— Madrid Universal (@MadridUniversal) November 13, 2024
Courtois pësoi dëmtimin e fundit në aduktorin në këmbën e tij të majtë gjatë ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund, vetëm tri ditë përpara El Clasico në Bernabéu.
Belgu, ka munguar në ndeshjen ndaj Barcelonës, Milanos dhe Osasunës./IndeksOnline/