75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

“Courtois-i rikthehet nesër”, Carlo Ancelotti zbulon detaje për ndeshjen ndaj Cadizit dhe Bayernit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për dy ndeshjet e radhës që do t’i luajë skuadra e tij.

Italiani ka konfirmuar se portieri i Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois do startojë nesër në ndeshjen ndaj Cadiz-it e vlefshme për javën e 34-të në La Liga, shkruan Indeksonline

Ndërsa po ashtu tha se portieri që deri më tani luante në vend të Courtoisit, Andriy Lunin do startojë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve të mërkurën ndaj Bayern Munichut.

“Courtois do të luaj nesër, Lunin kundër Bayernit të mërkuren. Kush luan në finale? Aty ende nuk e di”, u shpreh Ancelotti

Lunin, në këtë sezon ka shkëlqyer për “Galaktikët”, ku iu besua pozita e portierit të parë pas lëndimit të Courtois dhe formës jo të mirë të portierit Kepa.

Real Madrid, do luajë dy ndeshjet e ardhshme në stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu”, ku synon të forcojë kreun në La Liga dhe kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/