Courtois tregon klasin e tij: I shkrova portierit të Tottenhamit, e di se sa e vështirë është…!
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka treguar se i ka dërguar një mesazh mbështetjeje portierit të Tottenhamit, Antonín Kinsky, pas një momenti të vështirë që ky i fundit përjetoi në ndeshjen kundër Atletico Madridit.
Portieri belg zbuloi se e kontaktoi Kinskyn përmes Instagramit, duke theksuar se situata të tilla janë të vështira për çdo portier, sidomos nga ana psikologjike, shkruan Indeksonline
“I dërgova një mesazh privat në Instagram portierit të Tottenhamit, Kinsky, sepse ajo që i ndodhi ishte e vështirë. Është e vështirë edhe nga ana mendore.”
Në të njëjtën deklaratë, portieri i madrilenëve theksoi edhe vështirësinë që paraqet fusha e Atletico Madridit për ekipet kundërshtare.
“Fusha e Atletico-s u shkakton probleme çdo ekipi.”
Kinsky u vu në qendër të kritikave pas gabimeve në ndeshje, që ndikuan në rezultatin për Tottenhamin./Indeksonline/
🚨🫂 Thibaut Courtois: “I sent an Instagram DM to Tottenham's goalkeeper Kinsky, because what happened to him was tough, it's hard mentally”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 11, 2026
“Atletico's pitch causes problems for EVERY team”. pic.twitter.com/h9E2jCDaPx

