75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 05 Qershor 2022 / AR

Courtouis i bën propozimin përrallor modeles që çdo vajzë do ta ëndërronte

Portieri i Real Madrid, Thibo Courtouis,  i ka dhënë fund beqarisë duke i propzuar për martesë modeles, Mishel Gerzig.

Belgu i ka bërë një propozim të veçantë që çdo vajzë do ta dëshironte duke i ulur në gjunjë në mes të jahtit.

Vetë modelja ka shpërndarë fotot në Instagram duke shkruar: “Po, për një jetë me ty”.

Ajo ka qenë fansja numër një e 30 vjeçarit në vitin futbollistik që lamë pas, duke brohoritur për të, sa në një stadium në tjetrin.