75 Mall Live Search
09:39 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Coutinho-Barcelona nuk po funksionon, ja sa i ka rënë çmimi brazilianit

Ëndrra e Coutinhos në Barcelonë po shndrrohet në një makth.

Pavarësisht nga një fillim i fortë në Camp Nou pasi u largua nga Liverpool, sezoni i tij i parë në La Liga solli kritika nga tifozët dhe koha e lojës nën Ernesto Valverden ishte e limituar.

Philippe Coutinhos i ka rënë vlera për 45 milionë funte, sipas TransferMarkt.

Si rezultat i kësaj, një numër në rritje i raporteve po e lidhin Coutinhon me një dalje verore dhe ai mund të përdoret në një marrëveshje shkëmbimi me Paris Saint-Germain për Neymar.

Coutinho aktualisht vlerësohet në £ 81 milion, që do të thotë një rënie prej 35.5% ose £ 45 milion për të vënë veten në mesin e lojtarëve si Marcelo, Paulo Dybala e Mauro Icardi./Indeksonline/.