75 Mall Live Search
18:24 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Coutinho drejt Newcastle?

Mesfushori Brazilian, Phillipe Coutinho, mund të transferohet tek Newcastle, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit Sport, super miliarderi arab i cili është tashmë president i skuadrës angleze, do të tentojë ta forcojë skuadrën qysh në afatin e janarit, me ish-mesfushorin e Liverpool që mund të jetë transferimi i parë për të në krye të Neëcastle.

Coutinho nuk po gjen vend rregullisht në formacionin e Koeman dhe një ofertë e mirë nga Newcastle mund ta bindte të largohej.